Shqipëria nis sonte ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Kombëtarja shqiptare do të luajë në udhëtim kundër Polonisë, shkruan Gazeta Express.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.
Përkrahja për Shqipërinë nuk do të mungojë as sonte, pasi një numër i konsiderueshëm i tifozëve shqiptarë do të jenë sonte atje.
Sipas “Supersport”, do të jenë 413 tifozë shqiptarë sonte në shkallët e stadiumit, të cilët i përkasin grupimit “Tifozat Kuqezi”.
Një grup prej tyre është nisur nga Tirana dhe tjetër nga Berlini.
Në total pritet që sonte të jenë prezent 57 mijë tifozë.