Mësohet se si do të jetë moti në dy ditët e para të vitit 2021

20:47 | 31 Dhjetor 2020

Moti për dy ditët e para të vitit 2021.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për datat 1 dhe 2 janar të vitit 2021.

Gjatë dy ditëve të para të vitit 2021 do të mbajë mot me vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

Komento: