Mësohet shkaku i aksidentit në Deçan ku mbetën pesë persona të lënduar

10:09 | 15 Gusht 2022

Ky është shkaku i aksidentit në Deçan ku mbetën pesë persona të lënduar.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur dje mes dy veturave në Lebushë të Deçanit, ku të lënduar mbetën pesë persona.

Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhë kur “i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksident me ç’rast ka goditur një veturë të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar”.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Lebush, 14.08.2022-09:50. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura.

I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksident me ç’rast ka goditur një veturë të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.

Komento: