Mësohet si do të jetë moti në natën e Vitit të Ri

23:35 | 29 Dhjetor 2020

IHK ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër dhe pasnesër në Kosovë.

Po ashtu do të ketë reshje të shiut e po ashtu intervale me diell.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu. Reshjet më intensive do të jenë në Dukagjin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s në rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin shpejtësia e erës do të jetë më e fuqishme.”, thuhet në raportin e IHMK-së.

Komento: