Edhe zyrtarisht është mësuar se numri i viktimave në Shqipëri është 26.
Ministria e Mbrojtjes deklaroi mesditën e sotme se pas verifikimit të të dhënave të fundit, numri i personave që kanë humbur jetën është 26.Sipas të dhënave nga ky institucion 12 persona kanë humbur jetën në Durrës, 13 në Thumanë dhe një në qarkun e Lezhës.Ndërsa sipas ministres së Shëndetësisë janë 658 të lënduar nga tërmeti që kanë marrë shërbim mjekësor, transmeton Abc News.
Shqipëria u godit të martën, nga një tërmet u fuqishëm, me magnitudë 6.4, që tronditi thuajse të gjithë vendin, duke shkaktuar viktima dhe disa qindra të tjerë të plagosur.Dëme të shumta janë regjistruar në ndërtesa, shtëpi dhe godina shërbimesh kryesisht në zonën e Durrësit, Thumanës dhe Tiranës, ndrkohë që vijon ende operacioni i kërkim-shpëtimit.