Mot me vranësira dhe intervale me diell.
Në Kosovë sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mëngjesi do të jetë relativisht i ftohtë dhe me ngrica të lehta, gjithashtu do të ketë kushte që në orët e para të paraqitet mjegulla si dukuri meteorologjike.
Temperaturat minimale do të lëvizin deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin deri në 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.