Mësoni çfarë moti do të mbajë në dy ditët e ardhshme në Kosovë

15:57 | 29 Tetor 2020

IHK ka njoftuar për motin që do të mbajë në dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të ketë mot relativisht me diell dhe vranësira të cilat ditën e premte vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të dukshme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Në mëngjes nëpër disa territore, kryesisht ultësira, parashihet të ketë mjegull, e cila do të jetë e paqëndrueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Komento: