Mësoni se kush është banorja e vetme nga Kosova që u fut në Big Brother Vip Albania

11:10 | 25 Dhjetor 2022

Kjo është banorja e vetme nga Kosova që u fut në Big Brother Vip Albania.

Big Brother Vip Albania, reality show më i ndjekur në ekranet mbarë shqiptare nisi mbrëmë. Që në start, shtëpia solli për publikun surpriza dhe emocione.

Por, në mesin e emrave VIP që u futën në shtëpinë e BBVA mungojnë ata nga Kosova.

Në Big Brother Vip u fut vetëm një banore nga Kosova. Ajo është këngëtare dhe emri i saj është Ariana.

Ariana Plakiqi, e njohur me emrin artistik “Ari Blue” jeton në Gjermani, por karrierën muzikore e ka nisur në Kosovë, shkruan Insajderi.

Ndër këngët më të njohura të saj është ajo e publikuar më datë 31 Mars 2017, e titulluar “So Problem”.

Kënga tjetër që bëri bujë të madhe poashtu është edhe ajo e titulluar “Liar”, që numëron mjaft shumë klikime.

Emrat e tjerë, VIP që iu bashkuan këtij reality show janë: Kiara Tito, Dea Micheli, Gent Hazizi, Armaldo Kllogjeni, Olta Gixhari, Efi & Mikela, Zhaklina Gjolla, Herion Mustafaraj, Ronaldo Sharka, Kejvina Kthjella, Tea Trifoni, Luis Ejlli, Amos Zahari dhe Krist Dragoti.

Ndryshe, spektakli do të jetë çdo të shtunë dhe të martë në ekranin e Top Channel.

Komento: