Mësoni se si do të jetë moti sot në Kosovë, para se t’ua mësyni kutive të votimit

08:34 | 06 Tetor 2019

Para se t’ua mësyni kutive të votimit, mësoni se si do të jetë moti sot në Kosovë.

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një komunikate për media.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.

Komento: