Po vazhdojnë pritjet në pikat kufitare.
Përderisa, në hyrje, bashkatdhetarët nuk po presin, vetëm pak minuta, në dalje po presin me orë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare, pritjet në dalje nga pika kufitare Merdare janë 4 orë e 20 minuta.
Edhe te Dheu i Bardhë ka pritje në dalje. Sipas këtyre të dhënave, pritja është 1 orë deri 1 orë e 10 minuta për të dalur nga Kosova.
Në Muçibabë, ka më pak pritje për të dalë përmes kësaj pike kufitare, përkatësisht 30 deri 40 minuta.
Ndërsa, në Mutivodë, qytetarët po presin 1 orë e 30 minuta deri 2 orë për të dalur nga Kosova.