Mësoni si do të jetë moti në dy ditët në vijim

18:37 | 19 Janar 2021

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në dy ditët e ardhshme në vendin tonë.

IHMK me anë të një komunikate për media ka njoftuar se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Po ashtu, do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

Komento: