Si të përdorni kondicionerin pa paguar shumë para.
Me vapën që tashmë ka nisur, është e nevojshme përdorimi i kondicionerit.
Megjithatë, keni nevojë për një mënyrë dhe këshilla të zgjuara për të shmangur mbi konsumimin e pandërprerë. Sekretet janë dy: Mirëmbajtja e mirë dhe përdorimi i kujdesshëm.
Një herë në vit duhet bërë një kontroll i mirë dhe megjithëse shuma që duhet të paguani mund të duket shumë, është e rëndësishme të kuptohet që një kondicioner që nuk mirëmbahet harxhon shumë më tepër energji, veçanërisht gjatë muajve të verës.
Në veçanti, ekspertët theksojnë se një kondicioner që nuk mirëmbahet rregullisht humbet të paktën 5% të performancës së tij në vit. Me kalimin e viteve, problemi bëhet edhe më i madh. Kjo është arsyeja pse rekomandohet që të zëvendësohen me një të ri që të konsumojë më pak energji nëse përdoret siç duhet. /abcnews