Fabio Capello ka folur së fundi për dy yjet e futbollit botëror, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.
Ai ka pohuar se edhe pse Cristiano Ronaldo është i jashtëzakonshëm dhe kampion, ai nuk është gjeni i futbollit si Lionel Messi.
Ronaldo me het-trik e dërgoi Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën, por trajneri i mirënjohur italian këmbëngul se superylli portugez nuk posedon aftësitë natyrore të Lionel Messit, Diego Maradonës apo Peles, transmeton Gazeta Express.
Argjentinasi magjinë e tij duke i ndihmuar Barcelonës të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, me dy gola dhe dy asiste kundër Lyonit.
“Ronaldo është futbollist i jashtëzakonshëm, por Messi është gjeni”, tha Capello për sky Sport Italia.
“Në futboll janë tre gjeni: Pepe, Maradona dhe Messi. Pikë. Ronaldo është shumë i fortë dhe të ndihmon të fitosh gjithçka, por Messi është gjeni dhe diçka tjetër”, shtoi ai.
“U përballa me Messin kur ai ishte 16-vjeçar dhe mbeta i mahnitur. Para 20 viteve, ai i bëri gjërat e njëjta që i bën sot sepse ka lindur gjeni. Messi shpik gjëra që të tjerët nuk i shohin. Ronaldo e ka bërë veten kampion, por jo gjeni”, theksoi ai.