Messi apo Ronaldo!? Ja kë zgjedh ish-trajneri i Realit dhe Spanjës

18:48 | 27 Shkurt 2019

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo konsiderohen si dy lojtarët më të mirë në botë.

sh-trajneri i Spanjës dhe Real Madridit, Vicente Del Bosque, e ka dhënë mendimin e tij në debatin e përjetshëm se kush është futbollisti më i mirë i kësaj gjenerate, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, duke ia mbajtur anën yllit të Barcelonës për shkak të cilësive të tij të pakrahasueshme.

Para se Luka Modric të shpallej fitues i Topit të Artë më 2018, Messi dhe Ronaldo e fituan këtë çmim prestigjioz nga pesë herë secili në dekadën e fundit.

Të dy kanë arritur sukses të paparë deri tani në aspektin individual dhe atë ekipor me Barcelonën dhe Real Madridin, duke vendosur rekorde të pabesueshme të shënimit të golave dhe duke i mahnitur tifozët nëpër botë me aftësitë e tyre mbresëlënëse.

Tani, Ronaldo po luan në Itali me Juventusin dhe është duke gëzuar një sezon debutues fantastik, pasi i ka regjistruar 19 gola në 25 paraqitjet e tij të para në Serie A.

Ndërkohë, në Spanjë, Messi përsëri është lider i Barçës në të gjitha frontet, me 33 gola në 31 ndeshje deri tani këtë sezon.

De Bosque, i cili ka qenë në krye të Real Madridit në dy periudha dhe e ka fituar Kupën e Botës me Spanjën, e ka zgjedhur Messin para Ronaldos kur është pyetur se cili është më i mirë.

“Ai [Messi] luan mirë pothuajse gjithmonë. Ai është lojtar i madh. E zgjedh Messin”, tha Del Bosque.

“Në Messin e shoh një futbollist më natyral, një nga koha e tij në lagje, duke luajtur në rrugë me shokët. Cristiano ka guxim të jashtëzakonshëm, me gjendje fizike dhe teknike fantastike të një golashënuesi, ama unë e zgjedh Messin”, shtoi ai.

Komento: