‘Gara’ mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldon vazhdon të jetë e pranishme.
2018 po përfundon por jo edhe debati për më të mirin në histori të futbollit.
Dilema që do t’i ndjekë tifozët e futbollit do të jetë Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?
Por, në një përmbledhje të të gjitha statistikave për vitin 2018, kemi një fitues të pastër, dhe mund të themi se numrat asnjëherë nuk gënjejnë.
Këto statistika janë grumbulluar për garat në kuadër të klubeve dhe të kombëtareve, transmeton lajmi.net.
Më poshtë mund t’i shihni këto statistika, dhe fituesin mes Messi – Ronaldo.
SKUADRA DHE KOMBËTARE – Ronaldo : 49 gola, 13 asistime, 53 paraqitje – Messi: 54 paraqitje, 26 asistime, 51 gola.
KLUBE: Ronaldo: 43 gola, 12 asistime, 46 paraqitje – Messi: 47 gola, 23 asistime, 49 paraqitje.
KOMBËTARE: Ronaldo: 6 gola, 1 asistim, 7 paraqitje – Messi: 4 gola, 3 asistime dhe 5 paraqitje.
Pra, fituesi i padiskutueshëm për vitin 2018 është argjentinasi i cili paraqitet me Barcelonën, Lionel Messi.