Barcelona dhe Messi afër marrëveshjes së re.
Barcelona pritet që së shpejti të njoftojë arritjen e një marrëveshje të re të kontratës me yllin e skuadrës, Lionel Messi.
Messi është lojtari më i madh në historinë e klubit nga Camp Nou dhe drejtuesit janë të interesuar ta blindojnë sulmuesin deri në pensionim.
Bisedimet për kontratën e re kanë zgjatur për një kohë të gjatë, por si duket kësaj gare po i vjen fundi.
Të dy palët kanë biseduar për disa javë në lidhje me zgjatjen e marrëveshjes aktuale të Messit, e cila do të skadojë në vitin 2021.
Sipas mediumit lokal Katalunya Radio, negociatat tani janë “më afër se kurrë” për të arritur një marrëveshje.
Marrëveshja do të shohë që kontrata e Messit të zgjatet deri në vitin 2022, me opsionin edhe për dy vjet të tjera.
Kjo marrëveshje pritet të përfshijë një klauzolë, e cila e lejon Messin të largohet nga Barça në fund të çdo sezoni.