Messi befason me deklaratën e tij për Ronaldon dhe Juventusin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Messi befason me deklaratën e tij për Ronaldon dhe Juventusin

20:14 | 27 Dhjetor 2018

Lionel Messi ka bërë një deklaratë befasuese për Cristiano Ronaldon dhe Juventusin.

Ai ka thënë se Juventusi janë “shumë më të mirë” kur kanë në skuadër Cristiano Ronaldo dhe “është një kandidat kryesor” për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Rivaliteti mes Messis dhe Ronaldos që dominoi futbollin spanjoll për pothuajse një dekadë, i erdhi fundit pasi që numri shtatë i Real Madridit vendosi të largohet për në Juve për 112 milionë euro.

“Të jesh në të njëjtën ligë më të dhe të garosh me skuadrën e tij dhe të fitosh gjithçka me të vërtetë ishte mirë”, tha ai për Marca.

“Cristiano ishte një lojtar i madh në La Liga dhe i madh në Real Madrid. Përplasjet tona me të ishin shumë të bukura, por qëllimi i imë gjithmonë ishte të fitojë me skuadrën time”.

“Çdo skuadër në botë do ti mungonte Cristiano sepse ai gjithmonë shënon shumë gola dhe jem shumë gjëra në fushë, por Real Madridi mbetet një klub i madh pasi që ka lojtarë të shkëlqyeshëm”.

“Juventus tani janë një skuadër shumë e mirë. Ata ishin edhe më parë por me shkuarjen e Cristiano ata janë edhe më të mirë. Ata janë kandidati kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë vit”

Komento: