Leo Messi aktor, debuton edhe në botën e filmit.
Lionel Messi i është futur botës së aktrimit, njëjtë siç kishin bërë edhe legjendat tjera të futbollit si Pele, Zinedine Zidane, David Beckham e të tjerë, të cilët për një moment e kishin parë veten larg fushave të blerta.
E kësaj listë së fundmi iu shtua edhe shtatë herë fituesi i Topit të Artë, i cili debutoi si aktor në serialin argjentinas “Los protectores”.
Debutimi i Messit si aktor ndodh në sezonin e dytë të serialit me argjentinasit Adrian Suar dhe Gustavo Bermudez, dhe kolumbianin Andress Parra, të cilët janë agjentë të lojtarëve.
Pjesëmarrja e Messit në serialin Star+ është në një skenë ku ai takohet me përfaqësuesit për të folur për një projekt me të cilin ata synojnë të promovojnë të rinjtë në sport, megjithatë një nga personazhet nuk mundi t’i shmangte nervat e tij për punën me sulmuesin, për të cilin ai i bëri një propozim që është i pakëndshëm për argjentinasin.
Skena, e cila është regjistruar në Argjentinë dhe Paris, përfundon me një dolli mes sulmuesit argjentinas dhe përfaqësuesve.
Sezoni i dytë trajton historinë e tre protagonistëve në rrugën e tyre të marrëdhënieve dhe fuqisë në botën e sportit.
Sezoni i dytë i shumëpritur i serialit nis një vit pasi Los protectores SA, kompania e themeluar nga protagonistët e historisë dhe që arriti të bëhej një nga më të rëndësishmet në botë, ka humbur një pjesë të madhe të portofolit të saj.