Sot, Barcelona ka shënuar fitore ndaj Alaves.
Lionel Messi, si një kapiten, ka lavdëruar shokët për qëndrimin në fitoren 5-0 kundër Alaves, në ndeshjen e fundit në La Liga.
Barca tani do t’i ketë disa ditë pushim dhe më pas do të nisë përgatitjet për ndeshjen me Napolin në Ligën e Kampionëve.
“Tashmë e kemi thënë atë që është dashur ta themi, kemi kritikuar vetveten në të gjitha aspektet. Nuk kemi më për çfarë të flasim vetëm të dëshmojmë ndryshimin”, u shpreh Leo pas ndeshjes.
Ai e pranoi se Barcelona nuk ka bërë një sezon të mirë.
Ndër të tjera, Leo tha se është i kënaqur me reagimin që tregoi ekipi kundër Alaves një sinjal se kundër Napolit në Champions League, mund të marrin rezultatin që e duan.
Sa i përket Pichichit, ai tha se nuk u interesojnë çmimet individuale, por nëse në fund ato vijnë vetvetiu, mirë se vijnë.