
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë vënë sërish përballë njëri-tjetrit në ndeshjen e sotme.
Dyshja do të takohen në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku Barcelona në ‘Camp Nou’ pret Juventusin.
Ka një dekadë e gjysmë se kjo dyshe ka dominuar futbollin, duke qenë rivalë të mëdhenj në fushë, por kanë gëzuar edhe respekt të madh, si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj.
Edhe takimi i tyre para ndeshjes Barcelona – Juventus ka qenë emocionues.
