Messi dhe Suarez do të ribashkohen tek kjo skuadër

22:43 | 28 Dhjetor 2020

Messi dhe Suarez planifikojnë të ribashkohen te skuadra e njohur.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka konfirmuar se vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me sulmuesin e Atletico Madridit, Luis Suarez.

Dyshja kanë fituar trofe të shumtë të Barcelona, pastaj klubi e shiti uruguaianin të rivali spanjoll.

Sidoqoftë, Messi dje konfirmoi se vazhdojnë kontakt me Suarezin dhe yllin e PSG-së, Neymar.

Sipas Cat Radio, Messi dhe Suarez kanë planifikuar të ribashkohen përsëri dhe të luajnë së bashku të skuadra e David Beckham, Inter Miami.

Të dy lojtarët gjatë karrierës kanë bërë të ditur se ëndërrojnë të luajnë në MLS dhe ky ribashkim pritet të ndodh, por jo para vitit 2022.

Komento: