Messi do ta mbajë këtë numër te PSG

22:20 | 10 Gusht 2021

Zbulohet numri që do ta mbajë Messi në PSG.

Ende nuk është zyrtarizuar, por tashmë dihet se Messi do të luajë për Paris Saint-Germain në të paktën dy edicionet e ardhshme.

Teksa minutë pas minuti pritet zyrtarizimi i tij, tashmë është bërë i ditur edhe numri që do ta bartë Messi në fanellë.

Ai do ta ketë numrin 30, duke e lënë Neymarin ta bartë numrin 10, shkruan Gazeta Express.

Prezantimi i tij pritet të bëhet nesër në “Parkun e Princave” në orën 11.

Komento: