”Messi do të dështonte në Premierligë”

17:07 | 09 Shkurt 2020

E ardhmja e Lionel Messit po vazhdon të jetë në qendër të botës së futbollit.

Emmanuel Petit beson se Leo Messi nuk do të kishte sukses nëse ai do të transferohej në Premierligë.

Francezi, i cili u transferua në Barcelonë në vitin 2000 pas tre vjetësh me Arsenalin, vë në dyshim përshtatshmërinë e Messit në kampionatin anglez.

Pakënaqësitë nga argjentinasi për komentet e bëra nga drejtori sportiv Blaugrana Eric Abidal kanë nxitur edhe një herë zëra për një largim të mundshëm larg Camp Nou – me Petit që mendon se një veprim i tillë nuk do të ishte i mençur për asnjërën palë, transmeton lajmi.

“Unë nuk mendoj se ai është i përshtatshëm për intensitetin e Anglisë”, i tha Petit Mirror.

“Atii nuk i pëlqen të mbyllet dhe të luftojë për topin”.

“Në Spanjë ai është i mbrojtur”, shtoi ai.

”Do të ishte kënaqësi për tifozët anglezë ta shihnin atë, por nuk e shoh pse një klub si Manchester City do transferonte Messin në moshën 33 vjeç”.

“Nëse [Manchester] City do të dëshironte ta blinte atë, ata duhet të ishin përpjekur ta bënin atë vite më parë. Messi nuk është Cristiano Ronaldo. Fizikisht, nuk është një makineri golash si Cristiano”.

Komento: