Messi duhet të kritikohet për eliminimin e Barcelonës, kështu thotë Ronaldo

20:44 | 09 Maj 2019

Eliminimi i Barcelonës po vazhdon të përflitet edhe më tej.

Lionel Messi duhet fajësuar për dështimet e Barcelonës, aq sa vlerësohet për sukseset e kësaj skuadre, ka thënë legjenda braziliane Ronaldo.

Ish sulmuesi i Interit, Barcelonës dhe Real Madridit, ka thënë se është e padrejtë të fajësohen një pjesë e lojtarëve për eliminimin e katalanëve nga Liga e Kampionëve, pas humbjes 4:0 nga Liverpool në ‘Anfield Road’.

“Në Barcelonë, ata kanë një ekip të shkëlqyer, ata kanë lojtarin më të mirë në botë, që është Lionel Messi”, ka deklaruar Ronaldo, përcjell lajmi.

“Por, kur ata humbasin, kam dëgjuar të kritikojnë Valverden, Coutinhon…, por jo Messin”.

“Dhe kur fitojnë, të gjitha ia atribuojnë Messit. Kjo është një padrejtësi e madhe për lojtarët dhe stafin”.

Komento: