Messi e bën sefte me gol në Ligën e Kampionëve, Barcelona mposht Ferencevaros

00:09 | 21 October 2020

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Ferencevaros.

Barca e ka mposhtur me rezultat 5-1 Ferencevarosin për ta marrë kryesimin në grupin G dhe dalë para Juventusit të Cristiano Ronaldos që fitoi sonte kundër Dinamo Kievit

Barcelona nuk ka pasur shumë vështirësi sonte në Camp Nou skuadrën kampione të Hungarisë, Ferencevaros.

Messi e shënoi golin e parë nga penalltia pasi që ishte penguar në zonën e rreptësisë vet ai për të nxjerr penalltinë dhe për ta shënuar në minutën e 27.

Goli i dytë për Barcelonën erdhi në minutën e 42-të pas një superasistimi të De Jong për Ansu Fati që nuk e pati shumë problem për të shënuar gol.

Në pjesën e dytë ishte prapë Barcelona që shënoi. Kësaj radhe ishte Philipe Coutinho që shënoi në minutën e 52-të me asistim të Fati.

Barcelona mbetet pa Pique në minutën e 70-të pasi që ai ndëshkohet direkt me karton të kuq dhe shkakton penallti për Ferencevaros që në gol e shndërron Igor Kharatin.

Edhe pse me një lojtarë më pak, Barcelona shënon edhe dy herë. Fillimisht ishte Pedri që shënon në minutën e 82-të me asistim të Dembele.

Dembele do të shënonte edhe vet gol në minutën e 89-të pasi që u asistua nga Messi.

Barcelona me këtë fitore është në vendin e parë me tri pikë aq sa ka edhe Juventus që e mundi sonte Dinamo Kiev me rezultat 0-2.

Komento: