Messi flet për Real Madridin, askush nuk e priste një deklaratë të tillë nga ai

22:10 | 12 Dhjetor 2019

Messi ka folur edhe njëherë për skuadrën e Real Madridit.

Lionel Messi e pranon se Barcelona e tij do të ketë shumë të vështirë të fitojë kundër Real Madridit në El Clasicon e javës së ardhshme në La Liga.

Barcelona dhe Real Madridi janë duke luftuar kokë me kokë për titull në Spanjë, pasi ndajnë kreun me pikë të barabarta pas 15 javëve të para.

Sulmuesi argjentinas është i vetëdijshëm se në një derbi të madh si ky, gjithçka mund të ndodhë.

“E pres një Real Madrid shumë të fortë”, tha Messi gjatë prezantimit të këpucëve të tij të reja të futbollit, Adidas Nemesis 19.

“Reali është shumë i mirë në ndeshje të tilla. Këto janë ndeshje të veçanta, pavarësisht se në çfarë forme vjen njëri apo tjetri ekip”, shtoi Messi.

Messi pushoi në takimin e fundit të Barcelonës, ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

Komento: