Messi i befasuar, legjenda e Argjentinës del kundër tij

23:59 | 06 Mars 2020

Legjenda e Argjentinës del kundër yllit të madh, Lionel Messit.

Ish-portieri i Argjentinës, Hugo Gatti së fundmi ka folur rreth karrierës së yllit argjentinas, Lionel Messi.

Gatti ka deklaruar se Messi nuk është më aq magjik sa ishte më parë, pasi që nuk vrapon në fushë, por më shumë ecë.

“Nuk më intereson nëse më kritikojnë në Argjentinë. Jam shumë nacionalist dhe Messi është fenomen, mirëpo ai nuk është i tillë tanimë. Ata e trajtojnë keq, pasi e ngrenë në qiell. Ai po ecën shumë në fushë, duhet të përmisohet, të bëjë më mirë”, është shprehur ai fillimisht.

Më pas, Gatti ka foluar edhe për Cristiano Ronaldon, duke e cilësuar në të njëjtën mënyrë si Messin.

“Cristiano Ronaldo dhe ai janë shumë të mirë. Messi duhet të luajë më mirë, të ketë më shumë ritëm, të ecë dhe të bëjë gjërat e tjera të futbollit”, ka përfunduar ai.

Përndryshe, sot Lionel Messi është zgjedhur lojtari i muajit shkurt nga La Liga.

Komento: