Messi i fitoi të gjitha në Kupën e Amerikës

11:03 | 11 Korrik 2021

“Lojtari më i mirë”, “Këpuca e Artë”, “Copa America”, Messi i fiton të gjitha.

Lojtari më i mirë i turnet dhe Këpuca e Artë kanë shkuar për Lionel Messin në “Copa Ameria”.

Argjentina është kampione e “Copa America” për vitin 2021.

Lionel Messi me shokë kanë arritur të triumfojnë 1-0 në finale kundër Brazilit, për të shkruar historinë.

10-shi magjik i Barcelonës, që ka fituar gjithçka në nivel klubesh, i mungonte një trofe me Argjentinën, dhe pas shumë tentimeve, pas shumë finaleve të humbura – më në fund ia doli.

Përvec trofeut, Messi u shpall edhe më i miri i turneut dhe golashënuesi më i mirë në Copa America.

Ai ka shënuar 4 gola ka dhuruar 5 asiste, më shumë se kushdo tjetër.

Trofeu që i mungonte, tashmë është në sirtarin e Messit dhe 34-vjeçari pas shumë e shumë kritikave, tani mund të flejë i qet, edhe pasi t’i varë atletet.

Komento: