Messi i mungon Barcelonës kundër Ferencvarosit

14:01 | 01 Dhjetor 2020

Barcelona kundër Ferencvarosit pa Lionel Messin.

Klubi i Barcelonës nesër do të luajë kundër Ferencvarosit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i klubit katalan, Ronald Koeman, për këtë ndeshje do të pushojë Lionel Messin, Marc Andrea Ter Stegenin dhe Philippe Coutinhon, transmeton Indeksonline.

Koemani pritet që nesër të luajë me formacion të dytë dhe t’u japë mundësi futbollistëve që kanë më pak minuta.

Të tre lojtarët as nuk janë stërvitur sot.

Komento: