Tifozët e Paris Saint-Germain fishkëllyen Leo Messin në fillim të ndeshjes kundër Rennes.
Messi vazhdoi të luajë plot 90 minuta, por pavarësisht përpjekjeve të tij më të mira, parisienët humbën 2-0.
Pas ndeshjes, shumica e lojtarëve të PSG-së qëndruan në fushë për të falënderuar tifozët, por argjentinasi iku më herët në dhomën e zhveshjes.
Ndërkohë, PSG po përpiqet të bindë Messin që të nënshkruajë një kontratë të re. Kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit.
Barcelona është e interesuar të rikthejë Leon në Camp Nou nëse financat e lejojnë këtë.