Messi i’a shpreh dashurin Suarezit

17:51 | 02 Gusht 2022

Suarezit Pas kalimit të Suarezit në ekipin e fëmijërisë ‘’Nacional’’, Lionel Messi i ka dërguar një mesazh emocional, duke i uruar suksese.

“Hej gordo! Epo, ti je atje tani dhe doja të të përqafoj fort dhe të të uroj gjithë të mirat në këtë kapitull tënd të ri. E di sa e rëndësishme është për ty që të kthehesh në vendin tënd, në shtëpinë tënde, në Nacional pas kaq shumë kohësh, dhe të përgatiteni për Kupën e Botës pas disa muajsh. Ju uroj gjithë të mirat.

Ti e di që të dua shumë, tani më duhet të ndjek Nacional nga këtu! Ne tifozët e Newell nuk kemi kujtime të mira nga Nacional. Por, ti e di, unë kujdesem për ty dhe jam këtu për çdo’’, ky ishte i gjithë mesazhi që Messi i dërgoj Suarezit.

Suarezi u largua nga klubi i tij i fëmijërisë, 16 vjet më parë drejtë një aventure evropiane, ku luaji në ekipet si : Ajax, Liverpool, Atletico Madrid e Barcelona, ku tek ky i fundit bashkëlojtar pati Messin ku edhe u bënë miq të mirë.

Komento: