Është bërë tashmë e zakonshme, që Leo Messi të impresionojë të gjithë, madje kjo ndodh edhe kur ai starton.
Barcelona e mposhti mbrëmë Leganesin me rezultat 3 me 1 në Camp Nou, ndërsa Leo Messi e startoi ndeshjen nga stoli.
Ylli argjentinas ishte lënë në bankën rezervë nga Ernesto Valverde, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjet në Ligën e Kampionëve.
Messi u fut në minutën e 64’ në lojë, duke e zëvendësuar Carles Alenan, ndërsa Barcelona ishte duke barazuar 1 me 1 ndaj Leganes.
Por statistika më mbresëlënëse është se 31 vjeçari ka shënuar më shumë gola si një zëvendësues sesa çdo lojtar tjetër në La Liga në shekullin e 21-të.