Messi impresionon të gjithë, këtë që bëri ai, nuk e ka bërë askush – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Messi impresionon të gjithë, këtë që bëri ai, nuk e ka bërë askush

08:34 | 21 Janar 2019

Është bërë tashmë e zakonshme, që Leo Messi të impresionojë të gjithë, madje kjo ndodh edhe kur ai starton.

Barcelona e mposhti mbrëmë Leganesin me rezultat 3 me 1 në Camp Nou, ndërsa Leo Messi e startoi ndeshjen nga stoli.

Ylli argjentinas ishte lënë në bankën rezervë nga Ernesto Valverde, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjet në Ligën e Kampionëve.

Messi u fut në minutën e 64’ në lojë, duke e zëvendësuar Carles Alenan, ndërsa Barcelona ishte duke barazuar 1 me 1 ndaj Leganes.

Por statistika më mbresëlënëse është se 31 vjeçari ka shënuar më shumë gola si një zëvendësues sesa çdo lojtar tjetër në La Liga në shekullin e 21-të.

Komento: