Po e përdor famën e Messit për të bërë femra.
Veç t’i ngjash Lionel Messit, të ndryshon jetën. Iraniani Reza Parastesh, i cili pak kohë më parë u bë i njohur për shkak të ngjashmërisë me “yllin” argjentinas, merr koston e parë të të qenit “i famshëm”.
Ai është akuzuar se ka abuzuar me plot 23 gra, duke u hequr se është fituesi i 5 Topave të Artë.
Ai dhe sulmuesi argjentinas i Barcelonës janë si dy pika uji, fakt që Messi iranian e ka shfrytëzuar për të joshur e mashtruar femrat për të patur me ta raporte intime me to. Dhe plani i tij ka rezultuar i suksesshëm të paktën në 23 raste.
‘Messi’ iranian u shfaq në rrjetet sociale me numrin 10 të Barcelonës dy vite më parë, i nxitur nga i ati.
Ngjashmëria ishte e pabesueshme dhe me rritjen e mjekrës u bë edhe më e vështirë për të kuptuar se cili është i vërteti.
Fama, me sa duket, e nxori jashtë kontrollit, aq sa e përdori edhe për të mashtruar femrat që të kishte raporte intime.
Janë 23 denoncime për të, megjithatë Reza Parastesh i ka mohuar akuzat.