Messi ka një mesazh për presidentin e Barcelonës dhe atë të La Ligës

13:24 | 08 Gusht 2021

Lionel Messi ka bërë gjithçka ishte e mundur për të qëndruar te Barcelona. Ka qenë vetë argjentinasi që ka zbuluar se çfarë ka ndodhur gjatë negociatave me Barçën për rinovimin e kontratës.

– Çfarë ndodhur pas zgjedhjes së Laporta-s si president?

“Jemi takuar dhe pas asaj darke isha shumë i bindur se do të kishim gjetur një zgjidhje, se do të mund të qëndroja te Barcelona. Kontrata ime nuk ka qenë kurrë një problem”.

– Çfarë doni t’i thoni Javier Tebas, presidentit të La Liga-s?

“Nuk e di, di vetëm se nuk kam mundur të qëndroj te Barcelona për borxhin e klubit dhe çështje e La Liga-s. Tebas-it nuk i kam thënë kurrë gjë dhe nuk kam asgjë për të thënë. Jemi takuar disa herë dhe jemi përshëndetur, nuk kam asnjë problem me të”.

Komento: