Messi këtë javë debuton me Inter Miamin, çmimet e biletave shkojnë në ‘qiell’

17:27 | 17 July 2023

Lionel Messi do të debutojë me Inter Miamin më në fund të premten ndaj Cruz Azul.

Por, që tifozët për ta parë Messin për herë të parë, ka bërë që çmimi i biletave të rritet shumë, pasi një e tillë për këtë ndeshje po kushton 487 dollarë, nga 30-40 dollarë sa kushtonte më parë, sa nuk ishte argjentinasi.

Argjentinasi me Inter Miamin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, teksa do të përfitojë rreth 50-60 milionë euro në vit.

Ndryshe, Sergio Busquets është lojtari i fundit që i është bashkuar kësaj skuadre, ku do të luaj së bashku me Messin sërish.

Komento: