Messi kushtëzon Barcelonën, nëse kthehet Neymar, unë do ta marrë këtë vendim

11:09 | 20 Korrik 2019

Janë shtuar zërat se Neymar dëshiron rikthimin në Barcelonë.

Ylli argjentinas është njeriu kryesor pas planit të Barcelonës për të rikthyer në skuadër Neymarin.

Kështu së paku thotë eksperti i futbollist spanjoll, Graham Hunter, përcjell lajmi.

Hunter sugjeron se legjenda argjentinase po kushtëzon Barcelonën me kontratën e tij.

“Nëse doni që unë të nënshkruajë një kontratë të re, së pari silleni Neymarin”, raportohet t’u ketë thënë Messi drejtuesve të Barcelonës.

Gerard Pique dhe Luis Suarez, janë dy lojtarët e tjerë që po kërkojnë të njëjtën gjë.

Neymar në vitin 2017 për 222 milionë euro ishte larguar nga Barcelona për t’iu bashkuar PSG.

Komento: