Pas një sezoni të kaluar me performancë të dobët, Lionel Messi më në fund po tregon vlerat e tij në Paris Saint-Germain
Ai ka pasur një fillim fantastik në sezonin 2022/23, me gola dhe asistime dhe është një nga lojtarët kryesor të skuadrës së tij.
Sipas ‘OPTA’, shifrat e argjentinasit janë mbi lojtarët e tjerë kryesorë si Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.
Mes klubit dhe kombëtares, Messi ka grumbulluar 10 gola dhe 8 asistime. Ai duket më rehat në fushë dhe kjo reflektohet jo vetëm në shifrat e tij, por edhe në paraqitjen e PSG-së.
Me ardhjen e Christophe Galtier, është vënë re një stil loje më i orientuar nga ekipi, i cili luan me pikat e forta të Messit.
Sipas ‘Opta’, ish-ylli i Barcelonës krijon gjithsej 5.25 situata të rrezikshme për ndeshje.
Kjo statistikë përfshin gola, asistime, , pasime dhe driblime që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e ekipeve të tyre përkatëse.
Në këtë aspekt, ai ia kalon lojtarëve të tjerë më të mirë në Evropë.
Megjithëse Haaland është ylli kryesor deri më tani këtë sezon me 17 gola dhe tre asistime, ndikimi i tij jashtë golave është i vogël në lojën e Manchester Cityt.
Një aspekt që vetë Pep Guardiola ka thënë se norvegjezi duhet ta përmirësojë.
Në moshën 35-vjeçare, Messi vazhdon të dëshmojë se ka gaz në rezervuar dhe se mund të vazhdojë të mahnitë me futbollin e tij.
Edhe pse ai nuk do të jetë golashënuesi më i mirë këtë sezon, ndikimi i tij në performancën e ekipit mund të jetë i dobishëm si për PSG-në ashtu edhe për Argjentinën.