Messi bën rolin e trajnerit para syve të Setien.
Barcelona e nisi mbarë pas pauzës së kampionatit prej COVID-19, sepse fitoi me Mallorcan me rezultatin 0-4.
Lionel Messi ishte në formë shumë të mirë me dy asiste dhe një gol të shënuar.
Një foto e kapur gjatë momentit që ekipet kishin pauzën e pushimit ka bërë xhiron e rrjetit.
I gjithë ekipi po dëgjon udhëzimet e kapitenit, ndërsa Setien nuk flet fare.
Argjentinasi tregon se ka rritur lidershipin e tij në ekip dhe tashmë duket se dhe Setien nuk flet para yllit të futbollit. Spanjollët duan të mbrojnë titullin kampion dhe e kanë gjithçka në dorën e tyre.