Messi luan rolin edhe të trajnerit, ky është reagimi i Setien

19:43 | 15 Qershor 2020

Messi bën rolin e trajnerit para syve të Setien.

Barcelona e nisi mbarë pas pauzës së kampionatit prej COVID-19, sepse fitoi me Mallorcan me rezultatin 0-4.

Lionel Messi ishte në formë shumë të mirë me dy asiste dhe një gol të shënuar.

Një foto e kapur gjatë momentit që ekipet kishin pauzën e pushimit ka bërë xhiron e rrjetit.

I gjithë ekipi po dëgjon udhëzimet e kapitenit, ndërsa Setien nuk flet fare.

Argjentinasi tregon se ka rritur lidershipin e tij në ekip dhe tashmë duket se dhe Setien nuk flet para yllit të futbollit. Spanjollët duan të mbrojnë titullin kampion dhe e kanë gjithçka në dorën e tyre.

Komento: