Messi “mbreti i futbollit”, ka shënuar gola sa një ekip anglez

16:39 | 02 Mars 2019

Askush si Messi.

Lionel Messi nuk mund të krahasohet me lojtarë, tashmë shifrat e tij mund t’i gjeni vetëm në nivel klubi, pasi argjentinasi është larg çdo rivali të mundshëm.

Që nga viti 2010 e deri më sot ai kthyer në një makineri golash. Plot 489 herë ka realizuar Messi që 9 vitet e fundit, aq sa ka shënuar edhe Sunderland përgjatë këtyre viteve. Ka vetëm një ndryshim: Messi nuk ka luajtur asnjë herë në Ligue 1.

Kundër Sevilla sulmuesi katalanas shënoi tripletën e tij numër 44, më shumë se golat që ka shënuar Shola Ameobi në Premier League.

Sot Messi do të jetë përballë Real Madrid në tentativë për të shënuar sërish, ndërsa Sunderland do të luajë ndaj Playmouth me qëllimin e fitores dhe për të “parakaluar” 31-vjeçarin.

Komento: