Messi me re kord të zi në karrierë

23:51 | 29 Tetor 2021

Messi regjistron rekordin e errët në karrierë.

PSG arriti të triumfojë sonte me një përmbysje ndaj kampionit Lille, në duelin hapës të xhiros së 12-të në Ligue 1.

PSG mposhti skuadrën e Lille me rezultat 2-1, gjersa të dy golat e parisienëve erdhën në pjesën e dytë.

Pas përfundimit të pjesës së parë, Messi u largua nga fusha duke u zëvendësuar nga Mauro Icardi me të filluar pjesa e dytë.

Sidoqoftë, Messi pasiqë nuk realizoi sonte në 45 minutat e parë, tashmë argjentinasi ka regjistruar një rekord negativ në nivel klubesh në karrierë.

Kjo është hera e parë që nga sezoni 2005/06 që Lionel Messi nuk arrin të shënojë apo asistojë të paktën një gol në ligë deri në fillim të nëntorit.

Në pesë ndeshje të zhvilluara me PSG-në këtë sezon në Ligue 1, ai nuk ka qenë pjesëmarrës në asnjërën prej tyre.

Komento: