Gushti i verës së vitit 2021 do mbahet mend gjithmonë në historinë e Barcelonës, pasi atëherë Lionel Messi njoftoi se do të largohej pas një lidhjeje 21-vjeçare me klubin.
Më pas, argjentinasi nënshkroi një kontratë me Paris Saint-Germainin, ku ai edhe është aktualisht.
Sidoqoftë, gjërat mund të kishin më ndryshe. Nënpresidenti i Interit, Javier Zanetti, e zbuloi se bashkëkombasi i tij mund të ishte transferuar në “Guiseppe Meazz” përpara se PSG-ja të siguronte nënshkrimin e tij.
“Isha i befasuar kur ai u largua nga Barcelona. Realisht, ne nuk mund të konkurrojmë me PSG-në apo klubet e Premierligës, por për shkak të marrëdhënies sonë, ne folëm kur kishte një mundësi”, tha ai për “DAZN”.
Kontrata e Messit me PSG-në skadon në fund të këtij sezoni dhe ende nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.
Deri më tani dihet se kampionët francezë janë në bisedime me shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” për vazhdimin e kontratës së tij.