Paris Saint-Germain dhe Messi kanë hasur në disa pengesa në lidhje me rinovimin e kontratës.
TyC Sports raporton se kampi i argjentinasit i ka bllokuar negociatat me klubin francez.
Messi ishte i interesuar të rinovojë kontratën me parisienët, por me sa duket kjo gjë ka ndryshuar.
Mbetet të shihet se a do të ndryshojë ambient Messi në korrik, atëherë kur edhe do t’i skadojë kontrata me kampionin francez.