Ish-drejtori i Barcës nuk e përjashton mundësinë e transferimit të Messit tek Inter.
Ish drejtori i Milanit dhe Barcelonës, Ariedo Braida, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit të Lionel Messit te Inter.
Braida ka kaluar një dekadë në San Siro, ndërsa gjithashtu ka qenë drejtor i sportit dhe pastaj drejtues i skautëve në ‘Camp Nou’.
Kjo ka bërë që ai të pyetet për thashethemet e shumta që e lidhin Messin me Interin.
“Në mënyrën se si unë e njoh Messin, duket e vështirë që ai të lë Barcelonën, pasi ai është si një mbret atje, i dashur nga i gjithë qyteti”, ka deklaruar Braida, përcjell lajmi.net.
“Nuk do ta përjashtoja plotësisht, sepse gjithçka është e mundur në futboll. Ai është një lojtar magjik, sepse ai mund të shpikë diçka nga asgjë në çdo moment. Dikush si ai lind një herë në 30 vjet”.