Ylli argjentinas, Lionel Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, nuk e sheh veten më brenda projektit të Barcelonës, duke kërkuar largimin.
TyC Sport njofton se Lionel Messi tashmë i ka komunikuar lajmin skuadrës së Barcelonës, duke i bërë të ditur se dëshira e tij është të largohet.
Messi do të përdorë klauzolën në kontratën e tij, i i mundëson të përfundojë në mënyrë të njëanshme bashkëpunimin në fund të çdo sezonit.
E ardhmja e Messit mund të jetë në Serie A apo Premierligë, ku po kërkohet nga Inter dhe Manchester City.