Messi nuk beson se futbolli do të jetë i njëjtë, pas Covid-19

15:21 | 31 May 2020

Messi thotë se futbolli kurrë nuk do të jetë i njëjtë, pas Covid-19.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, ka folur për ‘frustrimin’ e humbjes së më të dashurve, nga Covid-19, dhe mendon se impakti në futboll do të jetë i pranishëm për shumë vite.

Futbolli dhe jeta nuk do të jenë më kurrë njësoj, pas kësaj pandemie që kaploi botën, insiston argjentinasi.

“Shumica prej nesh kemi mbetur me dyshime rreth asaj se si do të jetë bota pas gjithë kësaj që ndodhi. Përtej situatës që na kaploi befas, shumë njerëz kanë kaluar kohë të vështira pasi situata afektoi ata në ndonjë mënyrë, siç ndodhi me ata që humbën familjarë, shokë dhe nuk mundën t’i shohin”, ka thënë Messi për ‘El Pais.

“Mendoj se kishte shumë gjëra negative në këtë krizë, por nuk mund të ketë diçka më keq sesa të humbësh njerëzit që i do më shumë, kjo krijon frustrim enorm për mua dhe duket të jetë gjëja më e padrejtë nga të gjitha”, ka shtuar ‘Pleshti’.

“Futbolli, jeta në përgjithësi, mendoj se nuk do të jetë më e njëjtë”, shtoi mes tjerash argjentinasi.

Messi me skuadrën e tij do të kenë 11 ndeshje në La Liga për ta ruajtur kreun e tabelës, si dhe garojnë në Ligën e Kampionëve.

Komento: