Lionel Messi pritet të luaj edhe disa vite të Barcelona.
Xavi Hernandez edhe njëherë ka dhënë sinjale se në një të ardhme shumë të afërt, mund të ulet në stolin e Barcelonës.
Në një bisedë në Instagram me Samuel Eto’o, nga karantina për shkak të COVID-19, Xavi tha se nuk ka asnjë dyshim se Leo Messi do të vazhdojë të luajë futboll edhe për të paktën 5 apo 6 vite.
Pasi shkroi histori me të në fushë, dëshiron tani të shkruajë me Messin në skuadër, por personalisht në stol.
Ëndrra e Xavit është të bëhet trajner i Barcelonës dhe ta stërvisë Messin.
“I kanë menduar edhe pesë apo gjashtë vite. Ai kujdeset shumë për veten. E shoh duke luajtur një tjetër Kupës të Botës, për këtë jam shumë i sigurt”, tha ai.
“Ta stërvis Messin do të ishte një plus, po flasim për lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve”.