Messi nuk fsheh ambiciet e mëdha që ka me Argjentinën

11:48 | 12 Nëntor 2022

Në prag të fillimit të Kupës së Botës, Messi nuk fsheh ambiciet e mëdha që ka me Argjentinën.

Pak ditë larg paraqitjes së pestë radhazi në Kupën e Botës, Lionel Messi nuk i fsheh ambiciet e tij.

Numri 30 i Paris Saint-Germainit është ende në kërkim të titullit të tij të parë botëror dhe ai shpreson ta fitojë atë në Katar.

Fituesi i Kupës së Amerikës në vitin 2021, Messi është gjithashtu shumë entuziast dhe beson në shanset e Argjentinës.

Me shumë gjasa Kupa e Botës e këtij viti do të jetë e fundit për 35-vjeçarin dhe për këtë arsye ai e sheh shansin e tij të fundit për t’u kurorëzuar me titullin e më të mirit të botës, me Kombëtaren e Argjentinës.

“Isha shumë i ri kur luajta për herë të parë në Kupën e Botës. Më pas Kupa e Botës 2014 ishte një eksperiencë e paharrueshme që e shijova shumë dhe që më bëri të kuptoj se gjëja kryesore dhe e rëndësishme është të kesh një grup të fortë dhe të bashkuar që në planin afatgjatë do të të çojë drejt qëllimit të rëndësishëm. Dhe unë sot shoh shumë ngjashmëri mes këtij grupi dhe atij të vitit 2014. Ata më ngjajnë shumë për shkak të ekipit që u mblodh dhe forcës së tyre mendore dhe grupore, që mendoj se është shumë e rëndësishme. Pastaj mendoj se mësova se fitorja në ndeshjen e parë është mënyra më e mirë për të filluar Kupën e Botës. Mendoj se është thelbësore dhe ju ndikon shumë për pjesën tjetër”, tha Messi në një intervistë për “Ole”.

“Ne e dimë se mund të fitojmë, por jo se do të fitojmë me siguri siç mendojnë të gjithë argjentinasit. Në Kupën e Botës ndodhin gjithmonë gjëra që nuk mund t’i imagjinoni. Duhet të mendosh vetëm për ndeshjen e parë dhe jo për të tjerat. Unë nuk jam nga ata që premtojnë. Zoti është ai që vendos se çfarë duhet të ndodhë. Po mendoj vetëm për këtë ”, shtoi shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”.

“Ka një ankth të madh në familje, si në të gjithë vendin. Më pyet Antonela, Thiago shikon video të kombëtares gjatë gjithë kohës, shikon kalendarin dhe më bën presion të tmerrshëm”, deklaroi Messi.

Kujtojmë se Argjentina është në Grupin C, bashkë me Poloninë, Meksikën dhe Arabinë Saudite.

Kupa e Botës “Katar 2022” do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

Komento: