Messi nuk ia zgjati dorën Griezmann, mediat spanjolle zbulojnë arsyen – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Messi nuk ia zgjati dorën Griezmann, mediat spanjolle zbulojnë arsyen

17:51 | 14 Gusht 2019

Antonio Griezmann dhe Lionel Messi nuk i kanë raportet e mira mes vete.

Transferimi i francezit Antonio Griezmann nga Atletico Madridi tek Barcelona bëri bujë të madhe.

Por, pas zbarkimit të tij në “Camp Nou”, ai mbeti i shtangur kur nuk gjeti pritjen e ngrohtë të Lionel Messit dhe kjo më pas edhe u dëshmua nga sjelljet jo ë mira të argjentinasit në ndeshjet parasezonale. Në fakt ishte vetë Griezmann ai i cili hapur e pranoi se nuk ka pranuar asnjë mesazh mirëseardhje nga numri 10, për dallim nga pjesa tjetër e skuadrës.

Tani, duket se mediet spanjolle e kanë zbuluar shkakun që qëndron prapa këtij qëndrimi të akullt të Leo Messit.

Në fakt, raportohet se Messi nuk ia ka falur e aq më pak harruar atë që Griezmann ia kishte thënë atij gjatë një ballafaqimi mes Atletico Madridit dhe Barcelonës para dy viteve. Në një rast kur Messi fitoi një faul, Griezmann nuk u pajtua me simulimin e tij dhe kishte lëshuar fjalët: “Ky kurrë nuk do bëhet njeri”.

Ky reagim i francezit kishte rënë qartazi në veshin e Messit dhe duket se e ka përjetuar rëndë. Madje, tani raportohet se kjo edhe është arsyeja kryesore pse Leo po bën presion tek drejtuesit e klubit për rikthimin e Neymarit duke e shtyrë Griezmannin drejt qëndrimit në bankën e rezervistëve.

Kjo video tregon konfliktin mes Messit dhe Griezmann:

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!